Shitja e kikirikëve të pjekur apo hot dogëve në Urën Westminster, përmes karrocave ambulante, janë skena që përsëriten prej vitin 1999.

Shitësit janë shqiptarë të palicensuar, e në betejë të përhershme me inspektorët e bashkisë me detyrë ndalimin e tregtimit pa licencë. Megjithëse shumica e pionierëve shqiptarë të kësaj tregtie janë “zhdukur”, njëri prej tyre me jetëgjati tenton ta vijojë tregtimin e hot-dogëve në këtë urë, me e frekuentuara nga turistët.

Mediat londineze, të cilave u referohet Top Channel, shkruajnë se një shqiptatë nga East Ham, është gjobitur me mijëra paund. Ludovik Keqaj u përshkrua nga policia si “një nga tregtarët ilegalë më produktivë të Urës Westminster”.

Ai duhet të paguajë një shumë prej gati 4,000 £ pasi pranoi të gjitha akuzat në gjykatë. Keqaj, 52 vjeç, u përball me gjashtë akuza për tregti në rrugë pa licencë, duke u gjobitur me 670 £ për secilën shkelje. Ai u akuzua gjithashtu për mosrespektim të një urdhri komunitar që i ndalonte tregtinë e paligjshme në Lambeth, për këtë u gjobit me 1,666 £. Gjithashtu, iu urdhërua të paguante një tarifë për viktimën prej 224 £ dhe shpenzimet gjyqësore prej 810 £. Gjykata konfiskoi një bombol gazi dhe “karrocën e hot dogëve” të Keqajt.

Kjo vjen pasi oficerët e Policisë Metropolitane u maskuan si Batman dhe Robin për të kapur tregtarët e paligjshëm në të njëjtën urë në prill./ Top Channel