Dy efektivë të Policisë Bashkiake janë përfshirë në një përplasje fizike në kryeqytet, duke përfunduar me kallëzim në polici dhe nisje hetimesh.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të zyrës, ku punonjësi i Policisë Bashkiake, Eugen Saliasi, dyshohet se ka goditur kolegun e tij, Alfred Xhoxhaj. Ky i fundit ka bërë kallëzim pranë organeve të rendit një ditë më parë, duke denoncuar incidentin.
Pas kallëzimit, policia ka regjistruar procedimin penal ndaj Saliasit për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit.
Ndërkohë, pritet që në vijim të merren në pyetje personat e përfshirë dhe dëshmitarë të mundshëm për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.
