Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, kur një automjet që drejtohej nga një punonjës policie, rreth 30 vjeç dhe jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës, shtetasi R. A., rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, punonjësi i policisë, shtetasi D. M., ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar në Spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet në reanimacion.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
