Policia ka kryer ditën e sotme një aksion blic në burgun e Peqinit, ku ka kryer kontrolle të imtësishme në qelitë e të burgosurve.

Gjatë kontrollit në godinën B, sektori nr. 2, dhoma 11, kati i parë, policia gjeti dhe sekuestroi disa pajisje digjitale.  Në qelinë e të dënuarit Indrit Shaqja u gjet një telefon celular i ndezur dhe në karikim edhe një USB. Për rastin u njoftuan menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të të dhënave operative, strukturat e Policisë së vetë institucionit ushtruan kontroll blic në godinën B, sektori nr. 2, dhoma 11, kati i parë. Gjatë kontrollit, të dënuarit me iniciale I.SH. iu gjet dhe sekuestrua një telefon celular në gjendje pune, i ndezur dhe në karikim, si edhe një USB.

Për rastin u njoftuan menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.