Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me arrestimin e gjashtë protestuesve nga policia teksa po protestonin para Parlamentit.
Berisha deklaron se kjo është një egërsi shtazore dhe e papranueshme, që tregon frikë dhe arrogancën e pushtetit.

“Egërsi shtazore!
Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë. Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t’i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen.
Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo fuqi. Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që ka humbur legjitimitetin në sytë e qytetarëve.
Kërkoj lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.