Tiranë
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e grabitjes. Enrik Çela ishte shpallur në kërkim më 11 maj të këtij viti, pasi akuzohej për grabitjen e një marketi në kryeqytet. Provat e gjetura në vendngjarje i përkisnin pikërisht 21-vjeçarit. Policia thotë se “i arrestuarit dyshohet se më datë 13 mars 2012, rreth orës 20:30, në kryqëzimin e rrugës ‘Thanas Ziko’, me rrugën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, në bashkëpunim me tre persona të armatosur ka vjedhur me armë një shumë parash në një minimarket, ku më pas kanë dëmtuar edhe pronarin e saj”.