Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar qytetarët të angazhohen masivisht në protestat e organizuara nga opozita.
Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së djeshme para Kryeministrisë janë shqetësuese, duke akuzuar policinë për ushtrim presioni dhe intimidim ndaj të rinjve pjesëmarrës në tubim.
“I ftoj të jenë të gatshëm për përshkallëzim deri në përmbushjen e misionit për të përmbysur narko qeverinë. Denoncioj terrorin policer ndaj disa të rinjve që nuk kanë kryer asnjë akt dhune. Policia mos prekë me dorë protestuesit sepse ata po luftojnë ndaj hajdutëve dhe krimninelëve në detyrë. Të qendrojnë me ligjin jo me hajdutin dhe të lirojnë të arrestuarit.”, tha ai.
