38 lëvizje gjatë ditëve të fundit. Breçani lë Komisariatin nr.2, emërohet zv/drejtor i Tiranës


Policia e Shtetit është përfshirë nga një valë ndryshimesh, të cilat parashikojnë ndryshime në nivelet drejtuese të Policisë së Shtetit. Njëkohësisht do të ndryshohen dhe 80 për qind e zëvendësdrejtorëve për rendin dhe krimet.


Këto ndryshime janë të dytat brenda tre javësh dhe realizohen në kuadër të përfundimit të procedurave për ngritjen në gradë. Mes ndryshimeve veçohet emërimi i Erzen Breçanit si zv/drejtor i rendit dhe sigurisë publike në Tiranë, pas marrjes së gradës drejtues. Gazmend Hamitaj është komanduar si shef i Komisariatit nr. 1 dhe Dritan Dorda, shef i Komisariatit nr.2. Gjelosh Prendi emërohet zv/drejtor për rendin dhe sigurinë në Elbasan. Krenar Ahmeti lë detyrën e shefit të njësisë së autostradave për t’u emëruar si zv/drejtor i rendit dhe sigurisë në Durrës.


Kanë ndryshuar gjithashtu dhe drejtorët e policisë së kufirit në qarqe. Admir Abria është emëruar drejtor i kufirit në Gjirokastër. Ylber Zyberi, drejtor i kufirit Korçë, Altin Qato drejtor i Qarkut të Beratit dhe Ferndiand Xheba drejtor i kufirit Dibër.


1. Drejtor në Lezhë është emëruar z. Arben Hajdarmataj.


2. Drejtor në Drejtorinë për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Departamentin për Sigurinë Publike është emëruar z. Muharrem Furriku.


3. Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionin Durrës është emëruar z. Nuri Loca.


4. Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit në Dibër është emëruar z. Ferdinand Gjeta.


5. Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit Tiranë është emëruar z. Roland Pelushi.


6. Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit në Vlorë është emëruar z. Selman Tema.


7. Specialist Koordinator në Sektorin e Botimeve në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik është emëruar z. Saimir Boshnjaku.


8. Shef sektori i Shkollimit Bazë Policor në Qendrën e Formimit Policor, është emëruar z. Medi Çanga.


9. Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit


Gjirokastër është emëruar z. Admir Abria.


10. Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit në Korçë është emëruar z. Ylber Zyberi.


11. Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit Shkodër është emëruar z. Fatmir Amuli.


12. Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit është emëruar z. Altin Qato.


13. Shef i Komisariatit të Policisë nr.1 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës është emëruar z. Gazment Hamitaj.


14. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës është emëruar z. Dritan Dorda.


15. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës është emëruar z. Gëzim Ngjeçi.


16. Zv/drejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës është emëruar z. Erzen Breçani.


17. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit është emëruar z. Erzen Cera.


18. Zv/drejtor për Sigurinë Publike ai dhe shef sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit është emëruar z. Gëzim Prebiba.


19. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Dibrës është emëruar z. Albert Seferi.


20. Zv/drejtor për Sigurinë Publike, si dhe shef sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Dibrës është emëruar z. Gentian Shehaj.


21. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit është emëruar z. Artan Hasani.


22. Zv/drejtor për Sigurinë Publike, si dhe shef sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit është emëruar z. Krenar Ahmeti.


23. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit është emëruar z. Dorian Muça.


24. Zv/drejtor për Sigurinë Publike si dhe shef sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit është emëruar z. Gjelosh Prendi.


25. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit është emëruar z. Lorenc Meta.


26. Zv/drejtor për Sigurinë Publike si dhe shef sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit është emëruar z. Taulant Kondi.


27. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës është emëruar z. Ndue Doçi.


28. Zv/drejtor për Sigurinë Publike si dhe shef sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës është emëruar z. Myftar Demirlika.


29. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Korçës është emëruar z.Ilir Gjoçi.


30. Zv/drejtor për Sigurinë Publike, si dhe shef sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Korçës është emëruar z. Lavdim Durbaku.


31. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukësit është emëruar z. Adriatik Tafçiu.


32. Zv/drejtor për Sigurinë Publike si dhe shef sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukësit është emëruar z. Xhafer Elezi.


33. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës është emëruar z. Ferdinand Mara.


34. Zv/drejtor për Sigurinë Publike si dhe shef sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës është emëruar z. Eduard Caka.


35. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Shkodrës është emëruar z. Ilir Dedja.


36. Zv/drejtor për Sigurinë Publike, si dhe shef sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Shkodrës është emëruar z. Asllan Shyti.


37. Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës është emëruar z. Artan Pjetërnika.


38. Zv/drejtor për Sigurinë Publike si dhe shef sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës është emëruar z. Helidon Veizi.