Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkuar këtë mbrëmje në vendin e ngjarjes të atentatit të atentatit me tre viktima në Fushë-Krujë, ku mbeten të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Sipas News 24 bën me dije gjithashtu se Nano ka zhvilluar dhe një takim me strukturat e policisë në komisariatin e Fushë-Krujës.
Ai ka kërkuar nga drejtuesit e Departamentit të Policisë Kriminale që të bëhet një analizë e fakteve për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Nano ka kërkuar vijimin e krehjes së zonës me dronë dhe forca speciale, përdorimin e kamerave termike që mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë gjatë natës, pasi autorët mund të jenë fshehur në zonën përreth.
Gjithashtu ai kërkoi që të bëhet shoqërimi i të gjithë personave të dyshuar dhe të grumbullohet informacion për personat e dyshuar në rrugë operative për të gjitha pistat e mundshme.
Në vijim është kërkuar nga strukturat e Policisë së Shtetit që të bashkëpunohet me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, të grumbullohet çdo informacion i mundshëm sado i vlefshëm qoftë, të analizohet, jo vetëm për këtë ngjarje por qëllimi është për të parandaluar në të ardhmen ngjarje kriminale.