Policia Rrugore ka nisur kontrolle intensive në të gjithë vendin për përdoruesit e patinave elektrike dhe ciklomotorëve, duke paralajmëruar gjobitje për këdo që shkel rregullat e qarkullimit.

Sipas njoftimit zyrtar, për patinat elektrike me motor deri në 0.25 kf dhe shpejtësi maksimale 25 km/h, drejtuesit duhet të respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit si çdo mjet tjetër.

Ndërsa për ciklomotorët (përfshirë patinat më të fuqishme) me shpejtësi 25–45 km/h, drejtuesit duhet:

Të jenë mbi 16 vjeç

Të kenë lejedrejtimi të kategorisë AM

Kontrollet janë përqendruar gjithashtu tek:

Drejtimi nën efektin e alkoolit

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit

Mosvendosja e rripit të sigurimit

Parakalimet e rrezikshme

Policia apelon qytetarët të respektojnë rregullat dhe të denoncojnë në 112 çdo shkelje që rrezikon sigurinë në rrugë.