Policia e Elbasanit ka bërë publike pamjet nga aksioni antidrogë, ku u vunë në pranga dhjetëra persona si dhe u sekuestruan armë, drogë e municione.

Në pamje dallohet momenti kur policia bastis disa prej banesave, të armatosur dhe me thirrjet ‘Policia hape derën’.

30 persona kanë rënë në pranga, 14 në kërkim dhe 1 person në hetim. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.