Përshkallëzohen tensionet në protestën studentore në kryeqytet. Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, duke i larguar nga ambientet pranë Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, në zonë po bëhet gati edhe autoboti me ujë, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.

Përplasjet vijnë në ditën e tretë të protestës studentore, e cila është shoqëruar me incidente edhe në qytete të tjera të vendit.