Një 31-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier, i akuzuar për shitje kanabisi.
I riu me iniciale J. Ç., siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, të cilat policia i gjeti të futura në një valixhe. 3.6 kg Cannabis (të ndarë në doza), peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë, janë sekuestruar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.