Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Fushë Arrëz, ku një çift u dhunua brutalisht nga disa persona të paidentifikuar. Sipas policisë, dyshohet se bëhet fjalë për dy persona të cilët kanë goditur me sende të forta bashkëshortët Skënder e Bardhe Nika. Më tej njoftohet se çifti ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht, dyshohet se ata janë dhunuar pasi disa javë më parë i kanë dhënë policisë informacione të dobishme për zbulimin e disaparcelave ku kultivohej kanabis. Parcelat e fidanëve të zbuluar para pak javësh dyshohet se u përkisnin shetasve në kërkim P.Delia bashkë me dy djemtë e tij, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë ku policia gjeti 15 mijë bimë kubik në afërsi të banesave të tyre.

“Më datë 17.06.2026, rreth orës 08:00, në fshatin Arst, në rrugë, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, shtetasit S. N., 55 vjeç dhe B. N., 51 vjeçe, të dy banues në fshatin Arst. Si pasojë, dy shtetasit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, thuhet në njoftimin e policisë.