Top News mëson detaje të reja sa i takon hetimeve të Prokurorisë për vrasjen e Ramazan Sinos në fshatin Larushk.

Ditën e mërkurë oficerët e Policisë Gjyqsore kanë shkuar në banesën e Valter Bamit për të ushtruar kontrolle për gjetjen e pistoletës sportive, por nuk e kanë gjetur dot.

Lajmi konfirmohet nga avokati Ilir Murati, që e quan të papranueshëm këtë veprim të organeve, pasi nuk është vënë në dijeni as i arrestuari dhe as avokati I tij.

Gjithsesi, avokati Ilir Murati ka konfirmuar disponueshmërinë e tij si edhe te vete klientit për të shkuar në banesë së bashku me Policinë, në mënyrë që t’I tregojën vendin ku ka lënë pistoletën, pasi armën ai e mban në një vend të posaccëm në mënyrë që të mos bie në duart e fëmijëve.

Teksa kritikon kontrollet e policisë që janë kryer pa njofftim duke trembur familjarët, avokati gjithashtu bën me dije se Prokurorisë I është vënë në dispozicion edhe leja e armës sportive, me të cilin pretendon se klienti i tij bën qitje herë pas here.

Sipas avokatit, dyshimet ndaj Valter Bamit janë të pavend edhe për faktin se ai ka lidhje familjare me të ndjerin Sino, ndërkohë që momentin kur ka ndodhur vrasja, klienti i tij ka qenë në banesë, gjë e cila vërtetohet nga pamjet e kamerave të sigurisë të ruajtura në telefonin e tij, që I janë vënë në dispozicion prokurorisë, sipas avokatit.

Pasi të gjendet arma sportive, pritet ekspertiza nëse baruti që rezulton në dorën e Valter Bamit ka dalë nga kjo armë.

Valter Bami u la në burg nga gjykata I dyshuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua pas pas ngjarjes në Larushk ku humbi jetën Ramazan Sino, I cili u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo hyri në oborrin e kunatit të tij Gentjan Bejtja. Sipas njoftimit të policisë, ka rezultuar se në dorën e majte të Bamit ka shenja baruti, gjë e cila tregon se ka kryer qitje, prandaj po hetohet nëse ka lidhje në atentatin ndaj Sinos.