Policia e Tiranës ka zbuluar një arsenal armësh në zonën e Selitës, pas një operacioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm Mësohet se nga operacioni u godit grupi kriminal që shiste armë zjarri të trafikuara nga Kosova në Tiranë, teksa  janë vënë në pranga 4 persona.

Po ashtu, janë sekuestruar 8 armë zjarri  (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LOCKDOWN”, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë. Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova. Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë. Zbulohet në Selitë ambienti ku montoheshin dhe magazinoheshin armët e zjarrit.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdoën”.

Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: -G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në  Selitë.  Gjatë kontrollit në ambientit e përshtatur, banesave të tyre, shërbimet e Policisë 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.