Policia e Durrësit ka ndaluar ditën e sotme Feta Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare, Filiali Durrës, Eliabeta Mataj.

Mataj, i cili pak kohë më parë ishte emëruar zv.drejtor i ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës, është ndaluar nga strukturat e Krimit Ekonomik.

Lajmi është konfirmuar nga korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, ndërsa priten të zbardhen më shumë detaje në lidhje me arsyet dhe rrethanat e ndalimit.

Ndalimi i tij vjen një ditë pasi edhe djali i familjes Mataj u vu nën hetim, pasi dyshohet se ka goditur një punonjës policie.