Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme, ku u qëllua me armë në drejtim të një automjeti në lëvizje.
Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, me dëmtime në kokë dhe trup. Sipas policisë, fillimisht ai është goditur me sende të forta dhe më pas është qëlluar me armë. Sipas hetimeve paraprake, raportohet se konflikti ka nisur për një parakalim.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak- Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


