Në të gjithë akset kombëtare do të operojnë aparatet shpejtësimatës, radarët, makinat inteligjente që kanë matës shpejtësie me kamerat ANPR për leximin e targave për mjetet në kërkim dhe alert. Dronët që do përdoren për parakalimet e gabuara dhe mos-mbajtjen e korsisë. Ndëshkime do ketë vetëm nëpërmjet pajisjeve dhe pikave që do të ngrihen nëpërmjet planeve të mirë përcaktuara.
Më pak policë në rrugë nuk do të thotë më pak gjoba. Shkeljet sërish do të ndëshkohen por ato nuk kundërshtohen më, pasi janë parë nga syri i tretë i teknologjisë, i cili i mbyll derën edhe parave të dhëna nën dorë policëve për të shmangur gjobën.
Gjatë javës së kaluar janë vendosur 22 mijë masa për parkime të gabuara në zonat urbane që janë shkeljet më të përsëritura , më pas janë masat për shpejtësi, procedimet për përdorim të alkoolit në drejtimin e mjetit apo të konstatuar pa leje drejtimi
Tashme duke pasur në krah teknologjinë dje një plan të detajuar se ku do të ngrihen pikat e kontrollit për të konstatuar shkeljet, flota e rrugorëve do të jetë e orientuar më tepër për të orientuar trafikun në akset më të frekuentuara gjatë fundjavës kryesisht por edhe gjatë sezonit veror që është në prag./ Top Channel
