Edhe protesta e sotme që po zhvillohet para Kuvendit, u shoqërua me tensione teksa policia shoqëroi 5 qytetarë. Për këtë arsye, disa nga protestuesit janë zhvendosur në marshim drejt Komisariateve, duke bërë thirrje për lirimi ne personave të shoqëruar.  Ndërkohë para Parlamentit, ku protestuesit janë vendosur me thirrjet “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”, vijojnë tensionet.

Gjatë kësaj proteste ka pasur edhe përplasje me policinë, ndërsa FNSH gjithashtu u vendos në hyrje të Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur vezë me herët në drejtim të automjeteve të disa deputetëve.