Policia u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë që të largohen nga zona, duke paralajmëruar ndërhyrje në rast se nuk zbatohet kërkesa.
“Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë”, mësohet t’u kenë komunikuar efektivët qytetarëve të pranishëm.
Paralajmërimi vjen në një moment kur situata para Kryeministrisë paraqitet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë tubimin në kryeqytet.
