Një operacion antidrogë po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të premteje në Korçë, ku raportohet se ka edhe të arrestuar. Sipas informacioneve, deri më tani në pranga ka rënë një person, të cilit i janë gjetur doza kokaine, shuma lekësh, armë të ftohta e fishekë.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa Policia po vijon kontrollet në disa banesa të tjera për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
