Arti dhe kultura në Shqipëri vuajnë nga mungesa e mbështetjes financiare, si nga shteti ashtu edhe nga shoqëria. Kështu u shpreh Dashamir Shehi sipas të cilit fondet publike për artin sot janë më të ulëta edhe krahasuar me periudhën e komunizmit, kur kultura përdorej si propagandë.

“Për artin në Shqipëri janë dy burime shumë të vogla. Njëherë burimi buxhetor shtetnor që duhet është më i vogël se ishte në kohë të Enverit, se në kohë të Enverit ishte propagandë. Çdo rreth i vogël e kishte një qendër kulture. Një burimi shtetëror që mungon.

Po mungon dhe një burim tjetër. Burimi shoqëror. Nuk është se jemi një popull që duam artin ne, që harxhojmë. Te dera teatrit janë 200 veta që janë birra 5000 lekë, 5000 lekë bën bileta e teatrit. Edhe unë kam shkuar në teatër vazhdimisht edhe zotëria e tij. Mund të jem nga ato pak njerëz publikë që shkojnë atje.

Nuk e kemi shumë me kulturë. Po të kishe pasur nevojë për kinema, do ishin ndërtuar si biznes mendoj është platforma kulturore është përtej. Na mungojnë të dyja burimet. Paret e privatit si interes ndaj artit dhe paret publike si mbështetje ndaj artit. Të dyja. Prandaj arti shqiptar në një farë mënyre është i varfër. Duke qenë i varfër artisti se jo të gjithë janë prej çeliku kupton ti? Ca janë tel bakri e rrotull”, tha Shehi.

Duke folur për gjendjen ekonomike të artistëve, Shehi përmendi rastin e kompozitorit të ndjerë Aleksandër Lalo, i cili sipas tij merrte një pension minimal pas një jete të tërë në muzikë.

“Korrupsioni me miliona po ndodh. Miliarda po zhduken. Aleksandër Lalo që ish e kisha mik ka thënë nja dy batuta që për punë e artit. Një herë e para i them po merresh me ndonjë gjë Sandër? Tha jo Dash. Po pse s’merresh? Po shiko tha; muzika tha është si puna e frutave hahet mbas buke. Ky popull do bukë. Doli në pension. I thashë sa të ka dalë pensioni? Tha më ka ra 167.000 lekë të vjetra, kuptohet tha kam bërë 167 orë muzikë. Më bie 1 mijë lekë për një orë muzikë. Për të qesh një kompozitor që ka bërë muzikë. ajo ishte batutë që flet shumë, prandaj duhen shtuar para publike për artin dhe një gjë tjetër se nuk mjaftojnë thjesht paratë duhet zgjeruar perimetri kultural. Nëpër shkolla fillojnë edukohen, kurrikulat që fëmijët ta duan artin. Të jenë të interesuar për artin sepse këto janë klientët e nesërm të artistit. Këto janë konsumatorët që do paguajnë biletën e kinemas, biletën e teatrit, biletën e koncertit”.