Seanca për dosjen “Plumbi i Artë” është zhvilluar këtë të enjte në GJKKO, ku ka vijuar me dëshminë e një tjetër dëshmitar për atentatin ndaj Arben Çelës në Ebasan, për të cilin janë të akuzuar Talo Çela dhe Nuredin Dumani. Këtë herë, ka dëshmuar ish-e fejuara Armand Hoxhës, kushëririt të Arbenit, si person që ka qenë në vendin ku u bë atentati ndaj Çelës. 

Ajo ka rrëfyer me detaje se çfarë ndodhi mbrëmjen e atentatit, nëntor 2013, ku sipas saj, ata ndodheshin në një restorant për të darkuar. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi ata janë larguar me makina. Sipas dëshmitares, sapo i janë drejtuar automjeteve të tyre, janë dëgjuar të shtëna në drejtim të makinës së Arbenit. Në atë moment, Arbeni ka vrapur brenda lokalit ndërkohë që të shtënat e ndiqnin nga pas. Dëshmitarja rrëfen se ka arritur të shikojë një person me maskë, i cili ka qëlluar nga dy metra largësi dhe më pas është larguar. 

“Po darkoja me Armand Hoxhën, ish të fejuarin tim sepse kisha ditëlindjen. Aty ishte Arben Çeta e ka kushëri ish i fejuari im. Në moment të fundit njoftuam Arben Çeta që të darkonte me ne, sepse ai jeton ngjitur me mua. Në dijeninë time, Arben Çeta kishte qenë në burg për një vrasje. Ndenjëm deri në orën 23.00 dhe më pas u larguam. Makinat tona ishin ngjitur, unë dhe Armandi ishim më vete, Çeta më vete. Në momentin që po iknim u qëllua në drejtim të Arben Çetës. Ai hyri njëhere drejt lokalit, ndërsa ne ishim akoma aty. Vazhdonin ta qëllonin ndërkohë që ai u largua drejt lokalit. Ne patëm goditje të lehte në këmbë. Arben Çeta u fut te pjesa e banakut në lokal. Unë u trondita sepse kisha ditëlindjen, më vonë u interesua ish i fejuari im te Arbeni. Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2013, pash vetëm një person me maskë. Ai gjuajti nga dy metra largësi. U futa direkt në makinë për të iku. Nuk e pashë në çfarë drejtimi iku autori. Ishim te restorant “Balla”. Xhamat e lokalit u thyen. Kisha dëgjuar që ai kishte bërë një vrasje dhe që sa kishte dal nga burgu. Nuk vura re ndonjë shqetesim te ai gjatë darkës. Edhe pse u plagosa ishte e vetëdijshme, shkova në spital mjekova plagë njoftova dhe familjen”, është shprehur ajo. 

Atentati ndaj Arbën Çetës ka ndodhur në nëntor të vitit 2013, ndërsa një vit më vonë në prill të 2014 është ekekutuar. Lidhur me atentatin në 2013, Talo Çela dhe Nuredin Duman janë të akuzuarit kryesor për vrasje me paramendim. Ka qenë vetë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ai i cili ka rrëfyer në GJKKO atentantin për të cilin thotë se e ka urdhëruar Talo Çela