Gjykata e Posaçme e Apeli ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 13 vite burg të biznesmenit Gentian Malindi, i akuzuar për trafikun e 137 kg kokainë nga Ekuadori.

Malindi do të vuajë vetëm 8 vite e 8 muaj burg, pasi dënimi i ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gentian Malindi u arrestua pas zbulimit të 137 kg koakinë në Portin e Durrësit, e cila ishte fshehur në një konteiner që transportonte oriz. Ai akuzohet si përsoni që do të priste drogën e mbërritur në Portin e Durrësit nga Porti i Pierut, përmes konteinerëve të ‘Alba Exotic Fruit’.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave, ose të vizave. Që nga  viti 2019, Gentian Malindi ishte në kërkim për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’, dhe në momentin e arrestimit ai është paraqitur me mjet tjetër identifikimi.

Gjithashtu kujtojmë se në lidhje me këtë çështje janë dënuar me 15 vite burg Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, dhe 12 vite e 6 muaj Adrian Bega, të cilët u kapën duke tentuar të trafikonin 137 kg kokainë. 

Myslihaka dhe Bega përfituan nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përkatësisht me 10 dhe 8 vite e 4 muaj burg.