Porti i Komanit “nuk është gati” për sezonin turistik për shkak të ndotjes, tha deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, në Kuvend.
Ajo kërkoi një plan konkret për zgjerimin e portit dhe rehabilitimin e tij për ta kthyer në një pikë dinjitoze për turistët.
“Si deputete e asaj zone, kërkoj një plan konkret për zgjerimin e portit të Komanit, ku të kemi një hapësirë pritjeje dinjitoze për të gjithë vizitorët, ndarjen e trafikut të mallrave dhe njerëzve, infrastrukturën sanitare bazike dhe një zonë të sigurt lundruese dhe me rregulla të qarta.
Flitet për një zonë që realisht tërheq dhe vizitohet nga qindra turistë në vit.
Na duhet t’ia ndryshojmë faqen atij vendi që të duket si një portë dinjitoze drejt Alpeve Shqiptare”, tha Koçeku.
