Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka pasur asnjë shqetësim apo presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por tha se ka faktorë të tjerë që nuk janë të interesuar që ai port të mos bëhet.

“Porti i thatë i Shkupit planifikohej në Shkup, ky spostim mund ti mjaftojë kujtodo që logjikon për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një përmbajtje të rëndëishme interesash kombëtare strategjike. Nëse ju mendoni se të gjithë mezi pop resin që shqiptarët të bëhen më të fortë mund ta mendoni, por ka forca që nuk e mirëpresim, nuk ka lidhje vetëm me arsye gjeopolitike ka lidhje edhe me interesa tregtare të vendeve.

Nuk kanë asnjë arsye ta mirëpresin portin. Ka edhe një fakt tjetër vetë korridori VIII sot është pjesë e rrjetit europian të transportit jo se e themi ne. Korridoret që nuk janë në hartë nuk financohen mund t’I ndërtosh vetë, sic po bëjme hekurudhën Durrës Prishtinë, por nuk ka asnjë shans të kemi akses në fondet europiane për këtë aks.

Tani korridori VIII që disa bëjnë lojëra fjalësh është future në rrjetin europian të transportit pasi unë dhe qeveria ime kemi luftuar jo pak për të hequr bllokimin që ishte bërë. Tani pse vende të BE e kishin bllokuar korridorin VIII? Sipas logjikës së injorantëve që bërtasin në pazarin mediatik këto janë muhabete rrugësh, por nuk është ashtu.”- tha Rama.