Sokol Hazizaj, avokati i ish-deputetit socialist Alqi Bllako, ka shpjeguar foton e dyshimtë që postoi nga avioni ndërkohë që në media po flitej për një arratisje të mundshme të ish-deputetit.

Kujtojmë se krahas fotos avokati Hazizaj shkruante “Ciao, përqafime”, teksa rriste kështu dyshimet për një arratisje të mundshme të Bllakos pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti.

Hazizaj tha sot në në një emision televiziv se atë ditë ishte 1 Prilli dhe se çdo gjë ka qenë e rastësishme.

“Qëlloi që kjo ishte me 1 prillin dhe e kanë raportuar keqazi. Ishte një rastësi”- tha avokati në lidhje me foton.

Kujtojmë se Bllako u arrestua pasi u zbulua si i përfshirë në aferën e inceneratorëve teksa akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre./ Gazeta Shqip