Një 27-vjeçare është vënë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale foto të një të riu dhe familjarëve të tij, të shoqëruara me mbishkrime denigruese.

Sipas burimeve zyrtare, procedimi penal ka nisur ndaj shtetases me inicialet K. N., e cila akuzohet për cenim të dinjitetit dhe shpifje përmes platformave online. Hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota dhe për të verifikuar përmbajtjen e postimeve të bëra publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. N., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi kallëzon shtetasi A. Dh. se 27-vjeçarja ka postuar në rrjetin social Instagram foto të tij dhe familjarëve të tij, me mbishkrime denigruese.”, sqaron policia.