Një ngjarje e rëndë që mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një banesë në fshatin Trebinjë të Mokrës, teksa sipas banorëve, zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur në të gjithë banesën. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin pa marrë lëndime.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen, e cila ndodhet rrugës për në fshatin e Trebinjë, i cili ndodhet në një distancë të largët nga qyteti i Pogradecit. Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike.