Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur për mrekulli në rrugën drejt Thethit. Një grup turistësh kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, pasi një gur i madh është shkëputur nga shkëmbi dhe ka rënë mbi automjetin me të cilin po udhëtonin.

Sipas informacioneve, guri fillimisht ka goditur pjesën e sipërme të makinës, por për shkak të peshës së madhe ka depërtuar në kabinë, duke përfunduar mes sediljes së shoferit dhe asaj të pasagjerit të parë. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet në automjet, ndërsa fakti që asnjë prej personave në mjet nuk është lënduar është një mrekulli e vërtetë. Fatmirësisht, turistët kanë dalë të gjithë pa lëndime dhe ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.