Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maliq të Korçës.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se tre persona kanë pësuar djegie në trup, pas shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Vashtëmi të Maliqit.

Dëmtime në trup kanë marrë djali i pronarit të banesës, 34-vjeçari me iniciale R. K., dhe familjari i tyre 40-vjeçari A. M.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në banesën e 59-vjeçarit me iniciale R. K.

Sipas policisë bombola ka plasur nga pakujdesia , ndërsa të lënduarit do të transportohen drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.