Një 49-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
I arrestuari është Artur Llupa, ndërsa policia njofton se ai ishte i njohur dhe me emrat Luan Tabaku dhe Robert Cani.
“Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Artur Llupa, (alias Luan Tabaku alias Robert Cani) 49 vjeç banues në Elbasan. Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen “5 Maji” Elbasan. Ky shtetas më datë 16.01.2018 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali”, njofton policia.
Llupa është dënuar nga Gjykata e Torinos me 6 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
17 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)