Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zhvillimin e nismës “Prania besnike”, e cila do të zhvillohet këtë të premte në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë me dije se aktiviteti do të nisë në orën 17:00.

Sipas njoftimit, drejtues politikë, ministra, deputetë dhe zëvendësministra do të jenë në terren për të takuar qytetarët, në vend që të mbyllin aktivitetin zyrtar me përfundimin e javës së punës.

“Prania besnike, e premte 17:00 në të gjithë Shqipërinë”, shkroi kryeministri Rama.

Nisma synon që përfaqësuesit e qeverisë dhe të strukturave politike të jenë më pranë qytetarëve edhe gjatë orarit të përcaktuar për të premten pasdite.