
Edhe pse jemi duke lene pas muajin e parë të pranverës, duket se temeraturat dhe kapriçot e motit nuk kanë të mbaruar.
Bëhet me dije nga meteorologu Hakil Osmani se kjo javë pritet të jetë e mbizotëruar nga vranësirat dhe reshjet e shiut. Këto ditë sipas Osmanit do të jenë të shoqëruara me vranësira dhe reshje shiu, ndryshe nga java e kaluar e cila na solli atmosferën e pranverës.
“Kjo javë do jetë në mbizotërimin e motit të vranët ku më dukshme vranësirat do të jenë gjatë pjesës së dytë të javës duke sjellë reshje shiu duke filluar nga orët e mbrëmjes së ditës së mërkurë duke përfshirë deri fundjavën pritet të jemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit shqiptar ndërsa në zonat e thella malore pritet të kemi reshje dëbore. Sa i përket temperaturave deri të enjten do kemi rënie të lehtë duke bërë në maksimume të zbresin në vlerat 18 gradë. Në fundjavë temperaturat deri në 16 gradë celsius”, tha meteorologu.
Nga ana tjetër mësohet se edhe vendet e rajonit do të jenë nën ndikimin e motit të vranët./ Gazeta Shqip