Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvend mblodhi të 140 deputetët mëngjesi ne sotëm.

Kryeministri Edi Rama u rikthye pas ditë kohësh mungesë në sesionin e fundit parlamentar, e këtë herë i ulur mes deputetëve, jo në poltronin e kryeministrit.  Për rastësi, ai ishte ulur paralelisht dhe pranë kryedemokratit Sali Berisha, të cilit në një moment duket se nuk ia ndante dot sytë. Kamerat kanë kapur momentin, ku shihet se Rama vëzhgon Berishën.

Seanca përfundoi mes tensionesh, pasi mazhoranca miratoi ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kjo u kundërshtua nga opozita.