Gazetari Anri Bala ishte i ftuar sot në “Shqipëria Live” ku zbuloi detaje mbi mbledhje ne Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shkarkimin e Erion Veliajt.
Duke komentuar mënyrën e votimit, ai zbuloi një prapaskenë, teksa tha se Alfred Muharremi nuk arriti dot të votonte. Shkak sipas tij, ishte fakti që ai ndodhej në tualet në momentin që u zhvillua votomi. Sipas gazetarit, këshilltari e ka thënë vetë këtë gjë gjatë mbledhjes.
“Alfred Muharremi thasë ishte në tualet. E ka thënë me gojën e tij, kishte harruar mikrofonin hapur dhe e kanë dëgjuar të gjithë. Tani nuk e di nëse do votonte pro apo kundër por e humbi këtë rast. Atë që ka ndodhur e di vetëm ai”– tha gazetari.