Ish-kryeministri Fatos Nano prej 20 ditësh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lideri historik i PS-së vazhdon të trajtohet në një spital privat në Tiranë dhe mësohet se gjendja tij mbetet e pandryshuar. 

Nano ndodhet ende në reanimacion, ndërkohë që pjesa më e vështirë për mjekët mbetet rizgjimi i trurit të tij.

Për trajtimin e Nanos, ka mbërritur në Shqipëri dhe një ekip mjekësh të huaj, por deri tani nuk ka pasur përparime domethënëse në gjendjen e tij.