Prej tri ditësh në Spitalin e Fushë-Arrëzit po regjistrohen disa raste helmimi. Qytetarët e prekur nga kjo situatë janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës me simptoma të qarta intoksikimi.

Lidhur me këtë situatë shqetësuese, vetë qytetarët e Fushë-Arrëzit kanë bërë me dije se uji i pijshëm mban një erë mjaft të rëndë.

Për shkak të këtij problemi me ujin e rrjetit, banorët kanë deklaruar se po detyrohen të mbushin ujë në kroje për nevojat e tyre.