Banorët e fshatit Miliska të Njësisë Administrative Thumanë, prej 4 ditësh janë nën pushtetin e ujit. Çarja e argjinaturës së lumit Drojë kë sjellë prurjet e mëdha duke përmbytur qindra ha tokë bujqësore dhe banesa.

Një pjesë e banorëve kalojnë natën jashtë, të tjerë ndodhen të izoluar në banesa. Situata mbetet e rëndë nga niveli i lartë i ujit, që ka depërtuar në banesa, ndërsa apelojnë institucioneve për ndihmë, sikurse ata shprehen, kanë mungesa dhe në furnizimin me bukë dhe ushqime.