Nëna e Rayyan Alwan, 24-vjeçares palestineze e vrarë në Tiranë nga babai i saj, Fadi Alwan, pritet të mbërrijë në Shqipëri për të dhënë dëshminë e saj lidhur me ngjarjen tragjike. Ajo ka kontaktuar autoritetet shqiptare, por ende nuk është bërë kërkesë zyrtare për tërheqjen e trupit të pajetë që ndodhet në morgun e Tiranës.

Dëshmia e saj pritet të ndihmojë në zbardhjen e motivit që çoi në vrasjen e të resë, më 27 shkurt, në banesën ku ajo qëndronte me qira. Nga hetimet rezulton se babë e bijë mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt, ndërsa Fadi u largua tri ditë më pas, duke kaluar përmes Greqisë e Amsterdamit, dhe aktualisht dyshohet se ndodhet në Liban.

Fillimisht, dyshohej se viktima dhe autori ishin çift, pasi ishin prezantuar si të tillë dhe kishin fjetur në të njëjtin shtrat.