Ish- Presidenti i Republikës Ilir Meta u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK.

Kujtojmë se Meta u arrestua nga agjentët e BKH-së dhe Operacionales në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës. Policia e Shtetit në një njoftim tha se Meta ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës dhe ka fyer agjentët, duke justifikuar në këtë mënyrë nxjerrjen forcërisht nga automjeti të Presidentit të Partisë së Lirisë.

Fillimisht Ilir Meta u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe rreth orës 15:00 u transferua në atë që njihet si blloku i sigurisë, në rrugën Mine Peza.

Sipas burimeve për mediat Ilir Meta ndodhet i vetëm në dhomën e izolimit, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të transferohet në paraburgim. Ai tha se të drejtën për të takuar Metën e ka vetëm avokati i tij.