Janë gjetur barinjtë që kishin humbur kontaktet prej dy ditësh me banorët e tjerë për shkak të përmbytjeve në Libofshë të Fierit.

Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça, e cila ndodhet në terren, bën me dije se barinjtë janë në zona të sigurta, kanë 200 krerë lopë dhe nuk duan të lënë vendin. Sakaq mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Hapja e porteve të hidrocentralit të Banjës a shkaktuar përmbytje në Fier dhe Kuçovë. Banorët e fshatit Hasturkas të njësisë administrative Libofshë, shprehen se dëmet janë të mëdha dhe se niveli i ujit ka arritur në 1 metër.