Energjia elektrike është rikthyer pas më shumë se një ore në Fier, Durrës, Vlorë dhe Sarandë.

Zbukurimet e rrugëve dhe dritat janë ndezur në Fier, dhe është rikthyer energjia dhe në lagjet e qytetit. Ndërkohë edhe në Lushnje është rikthyer energjia elektrike pas një ndërprerjeje që zgjati gati një orë.

Dyshohet se shkak i ndërprerjes ishte rënia e linjës së transmetimit 220 kv Kashar-Rashbull- Durrës, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren. Pritet gjithashtu një reagim zyrtar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike lidhur me arsyet e sakta të ndërprerjes masive të energjisë në disa qytete të vendit.