Një moment emocionues është regjistruar gjatë protestës së sotme, ku familjarët i kanë çuar ushqim një efektivi policie që ndodhej në krye të detyrës.

Pamjet më prekëse janë ato kur fëmija i vogël i afrohet efektivit dhe e përqafon, duke krijuar një moment të ngrohtë mes tensioneve të protestës.

Në videon e siguruara nga Top Channel shihet se si polici në krye të detyrës arrin të takojë familjarët e tyre.