Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ishte një figurë me mbi 30 vite përvojë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Ai kaloi procesin e Vettingut në vitin 2019, ndërsa në janar të vitit 2022, u konfirmua në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Megjithatë, pas konfirmimit, komisioneri publik kundërshtoi vendimin dhe kërkoi shkarkimin e gjyqtarit, duke pretenduar se Kalaja nuk kishte deklaruar siç duhet një apartament dhe një sipërfaqe toke.

Në pamjet e një videoje virale tregohet momenti emocionues kur Kalaja merr lajmin për konfirmimin në detyrë, duke shpërthyer në lot bashkë me familjen.