"Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht"/ Von der Leyen uron Ramën: Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt BE
Von der Leyen do të vijë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Evropës
11:28 | 14 Maj 2025
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Von der Leyen ka ndarë një mesazh në rrjetin social “X”, ku shkruan se nën udhëheqjen e Ramës, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit Europian. Ndër të tjera, presidentja e KiE shprehet se mezi pret të urojë Ramën ditën e nesërme, kur ajo do të vijë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Evropës të datës 16 maj, në Tiranë.
“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, ka shkruar ajo.