Rreth 45 milionë e gjysmë francezë pritet të votojnë sot për “shefin” e ri të Elizes


“Rien ne va plus. Loja u mbyll”. Franca do të mësojë sot se kush do të jetë në krye të shtetit. Mbrëmjen e sotme, François Hollande, që ditën e heshtjes zgjedhore e kaloi duke shëtitur në marketin e qytetit të tij, Tulle, ose Nicolas Sarkozy, i cili qëndroi në shtëpi me bashkëshorten Carla Bruni dhe të bijën Giulia, nuk do të jenë më sfidantë, por presidenti i 24-të i Francës. Mëngjesin e sotëm francezët u janë drejtuar kutive të votimit, në raundin e dytë të votimeve për kreun e Elizes. Procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 18:00, përveçse në Paris, ku kutitë do të mbyllen në orën 20:00. Rreth 45 milionë e gjysmë francezë kanë të drejtë të zgjedhin shefin e ri të Elizes për pesë vitet e ardhshme. Sondazhet parashikojnë fitues kandidatin socialist, Hollande, megjithëse Sarkozy shprehet ende optimist. Stafi i Sarkò nuk duket i shqetësuar. Sipas tyre, sondazhet që nxirrnin humbës presidentin-kandidat humbës në balotazhin e sotëm, në të vërtetë tregojnë se si lideri i së djathtës ka arritur të marrë pikë, duke u shkëputur me 4 pikë nga rivali i tij. “Është duke ndodhur diçka, fituesi do të dali me një diferencë të ngushtë pikësh”, shprehet Nathalie Kosciusko-Morizet, zëdhënëse e fushatës së Sarkozy. Ndërsa Guillaume Peltier, thotë për “Le Monde” se: “Sarkozy është i bindur se rezultati i sotëm do të jetë surpriza më e madhe”. Ndërkohë që Hollande është shprehur më i rezervuar me parashikimit: “Nuk do të gaboj duke menduar se çdo gjë është vendosur, unë nuk kam i sigurt për asgjë”. Franca pret me padurim rezultatet, por edhe Europa është në ankth për të parë nëse ekuilibrat e brendshëm do të modifikohen pas zgjedhjes së presidentit të ri. Fushata elektorale ka qenë e fokusuar në ekonominë e Europës. François Hollande ka deklaruar se nëse zgjidhet president do të punojë për tërheqjen e trupave franceze nga Afganistani (por vetëm trupat luftuese) brenda vitit 2012. Sipas “Le Monde”, Hollande ka qenë gati “indiferentë” për qëndrimin ndaj Iranit, reprezaljen civile në Siri dhe marrëdhëniet me SHBA. Ndërkohë që Sarkozy është shfaqur më i vendosur më parë. Kujtojmë se ai ka qenë promotori i aksionit ushtarak që çoi në rrëzimin e regjimit të Muammar Gheddafi.


6 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)