Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe emërimin në krye të Klodiana Spahiut.
Klodiana Spahiu u propozua si ministre e Shëndetësisë një ditë pasi Evis Sala njoftoi dorëheqjen. Pas dekretit të Presidentit, emri i Spahiut do t’i kalojë Kuvendit, ku do të votohet në seancë plenare.
Pas miratimit në Kuvend, Klodiana Spahiu do të bëjë betimin dhe do të marrë zyrtarisht detyrën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Klodiana Spahiu është deputete e PS për qarkun e Durrësit, ndërsa aktualisht mban edhe postin e nënkryetares së Kuvendit.

