Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme lirimin nga detyra si ambasador, të Mustafa Nanos.

Nano shërbente si ambasador i Shqipërisë në Zvicër dhe në Lihtenshtejn, megjithatë që sot është i liruar nga kjo detyrë. Nuk ka ende një arsye për këtë vendim, apo se kush do e pasojë Nanon.

“Presidenti Begaj dekreton lirimin e zotit Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, sipas njoftimit.